DJ LIND PO BËN NAMIN – ERDHI ME QETËSI DHE PO HYN NË LEGJENDË!

2,777

“Erdhi me qetësi dhe hyri në legjendë!”. Kështu mund të përshkruhet karriera muzikore e të riut nga Tetova Arlind Ismanit apo sic njihet më mirë ndër të rinjtë – DJ Lind.

DJ Lind mbase e kishte kuptuar që për t`u bërë ballë “stuhive” dhe sfidave të ndryshme, muzikën e tij e “ujiti” me lëngjet e qytetërimit evropian duke mos anashkaluar kombinimin e domosdoshëm të muzikës moderne me atë orientale.

Gjithnjë në kërkim të rrymave të ndryshme muzikore dhe në koordinim me shijet e preferuara muzkore të të rinjve DJ Lind po pëlqehet nga një audiencë e madhe, nga shumë pronarë lokalesh por dhe nga shumë këngëtarë të estradës, të cilët tek DJ Lind kanë gjetur mjeshtrin e atmosferës por edhe ndershmërinë dhe korrektësinë në këtë punë.

Ecejaket e tij nga Tetova, Shkupi, Prishtina, Tirana e gjetiu, sidomos gjatë sezonit të verës dhe jo vetëm, dëshmojnë se DJ Lind ngadalë por me hapa të sigurtë po hyn në një treg ku dështimi është i papranueshëm, po hyn në një treg që nuk lejon improvizime, ku puna dhe suksesi maten vetëm me “kantarin” e audiencës dhe pëlqimit nga publiku.

Nëse shfletoni postimet nëpër profilet e DJ Lindit nëpër rrjetet sociale, do të vërreni një qasje ndryshe të këtij “zanati” për t`ua afruar muzikën të gjithë shijeve dhe moshave.

“Të gjitha në një vend” do të thonin mjeshtrit e sajimit të publicitetit, por DJ Lindi me modestinë e tij vijon këtë rrugëtim duke tentuar të kap majat muzikore…Duke parë angazhimin dhe përkushtimin e tij, këto shtigje yjore për DJ Lindin, nuk janë të pakapshme…

Comments