Djali e kërcënon me vrasje nënën, 55-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

91

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në Mitrovicë, ku një 24-vjçar, përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Comments