Djali i Nazim Bushit nga BDI është personi që dyshohet se ka alarmuar klanin Belanoca!?

393

Qazim Bushi, djali i ish-zëvendësministrit të Brendshëm nga BDI, Nazim Bushi, është i dyshuari që dekonspiroi operacionin policor për të shkatërruar grupin kriminal Baron/Belanoca.

Sipas informacioneve të Telmës, Qazim Bushi është marrë mbrëmë në paraburgim për t’u marrë në pyetje për nxjerrje të sekretit zyrtar. Ai dyshohet se dhjetë ditë më parë ka hyrë në aksionin për arrestimin e pjesëtarëve të nëntokës së drogës së Shkupit. Po kontrollohet nëse i ka lajmëruar të dyshuarit se po vinte policia për të ikur.

Prokuroria më 16 dhjetor hapi hetime kundër 18 anëtarëve të dyshuar të nëntokës së Shkupit, por tetë prej tyre nuk u gjetën dhe dyshimi është se dikush u ka thënë të arratisen.

Nga MPB thonë se me të është bërë intervistë zyrtare, i është marrë celulari dhe më pas me udhëzim të Prokurorisë është liruar.

Një pjesë e mediave bënë të ditur se ka qenë djali i një ish-funksionari, i cili ka paralajmëruar grupet kriminale se Ministria e Brendshme po kryen një aksion ndaj tyre./24info.mk/

Comments