Dje u dërgua në burg, sot u arratis një i paraburgosur

353

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot është arratisur nga i paraburgosur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,

Zëdhënsi i SHKK’së, Florent Gashi ka thënë për Express se i arratisuri ishte pranuar në paraburgim më 3 shtator të këtij viti dhe akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH. I njëjti është pranuar në paraburgim -IPFK më 03.09.2021, dhe akuzohet për vepren penale lendim i lehët trupor. Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndersa për rastin janë njoftuar Policine e Kosoves”, ka thënë Gashi./

Comments