“Dnevnik”: Zaev do largohet nga politika nëse i humb zgjedhjet


Edhe para zgjedhjeve të ardhshme më 11 dhjetor liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSh-së, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, premtojnë se nëse i humbin zgjedhjet do të largohen nga posti i liderit në parti dhe nga politika, por nga ana tjetër japin argumente të panumërta me të cilën e kushtëzojnë dorëheqjen e premtuar, shkruan DNEVNIK, transmeton Zhurnal.

Nga të katërt liderë vetëm Zaev është kategorik se do të largohet nga skena politike për deri sa opozita e udhëhequr nga ai do të hupte zgjedhjet.
Nga ana tjetër, Ali Ahmeti dorëheqjen e tij e kushtëzon me ditën kur Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa Menduh Thaçi ka thënë se do të jep dorëheqje kur do të humb nga votat e pastërta të shqiptarëve.
Ndërsa, kryetari i VMRO-së në asnjë miting partiak deri tani nuk ka thënë se do të jep dorëheqje nga pozicioni i liderit, në të kundërtën, ai pret që koalicioni qeverisës i tij të fitojë shumicën e votave.