Dodik dënohet me 1 vit burgim dhe 6 vjet ndalesë të veprimtarisë politike

74
fresco

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi Millorad Dodikun me një vit burgim, si dhe ndalimin e mbajtjes së detyrës së presidentit të Republikës Serbe për gjashtë vjet, nga data kur vendimi bëhet i formës së prerë.

Ndërkohë, gjykata e ka liruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Serbe, Millosh Lukiq nga të gjitha akuzat.

midle

Ky është një vendim i shkallës së parë që mund të apelohet.

Duke folur pas shpalljes së vendimit, Dodik tha: “Ata thonë se jam fajtor. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.

Comments