Konflikti mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pastorin amerikan Andrew Brunson po shkon drejt zgjidhjes.
Mediat turke raportojnë se burime nga ambasada amerikane në Turqi, kanë thënë se pastori, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie, do të jetë i lirë më datë 15 Gusht.
Ndonëse vetë ambasada amerikane, mohoi të ketë dhënë këtë lajm, besohet se vetë Erdogan është i interesuar që t’i japë lirinë pastorit, për t’i dërguar një shenjë SHBA’ve, se janë gati për bashkëpunim.
Andrew Brunson u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me grupin puçist që organizoi grushtin e shtetit më 2016.
Turqia synoi shkëmbimin e tij me imamin Fetullah Gylen që jeton në SHBA, por duket se kjo tentativë ka dështuar