DPHM: Nga pasditja do të ketë reshje shiu, herë pas here të rrëmbyeshëm në formë stuhie

57
fresco

Administrata Hidrometeorologjike ka dhënë paralajmërim moti për mot të paqëndrueshëm me reshje shiu.

Pasdite, e sidomos gjatë natës dhe nesër në mëngjes do të ketë reshje të herëpashershme shiu, të cilët do të jenë të rrëmbyeshëm (mbi 15 l/m2) në formë shtrëngate, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta (mbi 60 km/h) – thuhet në paralajmërim.

midle

Departamenti Meteorologjik bën me dije se të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Ditën e shtunë lokalisht dhe të dielën dhe të hënën në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Era do të ndryshojë drejtimin verior e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore (7 deri në 10 gradë).

– Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në pjesë të luginës reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të shoqëruar me shtrëngata dhe erëra të forta, sidomos të enjten mbrëma. Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të reja shiu – thekson Departamenti Meteorologjik.

Comments