
Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku ka dhënë dorëheqje nga posti që ky ka drejtuar deri më tani.
I njëjti në një prononcim për “Indeksonline” ka treguar arsyen e kësaj dorëheqje. Sipas tij, ka qenë mungesa e mbështetjes institucionale që nuk i është bërë në ndërmarrjen Publike.
“Po është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje , arsyeja ime është e përmbledhur me një fjali, e cila thotë: Mungesa e mbështetjes institucionale deri në sabotim e ka bërë të pamundur vazhdimin e ushtruesit të detyrave me përgjegjësi dhe kryeshefit ekzekutiv sipas kontratës së punës dhe të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Tutje, i mllefosur ai ka shtuar se udhëheqësit ndërrmarrjen në fjalë janë duke e çuar drejt një kolapsi.
“Jo, që s’mkanë ndihmu, por ma kanë blloku- sabotu ndërmarrjen që në shumë drejtime janë edhe duke e çuar drejt kolapsit”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, Çitaku është pjesë e strukturave të PDK-së. Derisa në zgjedhjet e fundit lokale të 22 tetorit ai kishte kandiduar për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës në radhët e kësaj partie.