Drejtori Muhsin Arifi nga rradhët e ASH-së është arrestuar per marrje ryshfeti [Video]

136
fresco

Drejtori i Spitalit Geriatrik në Shkup, Muhsin Arifi, është arrestuar pas akuzave për marrje ryshfeti. Arifi, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe është profesion arkitekt, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga ryshfeti për disa procedura shëndetësore në spitalin që drejton.

Arifi, i cili jeton në fshatin Kondovë të Shkupit, u ndalua nga autoritetet kompetente pas një hetimi të thelluar.

midle

Sipas burimeve të siguruara, ky arrestim është një pjesë e një operacioni më të gjerë të luftës kundër korrupsionit në sektorin shëndetësor. Pas arrestimit, Arifi do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për të përballuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Comments