Dry për 5 klube të natës: Më zi se në Koçan!

109
fresco

Tragjedia në Koçan e ndezi alarmin. Nisin kontrollet edhe për objektet tjera që kanë licenca si kabare.

Gjatë dy ditëve të fundit të aksionit të Policisë, Inspektorat Shtetëror i Tregut dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë mbyllur 5 objekte të llojit kabare të cilat kishin licenca, por që nuk i përmbushnin standardet, transmeton TV21.

midle

Autoritetet thonë se nga 12 klubet e natës që kanë licenca aktive, po kontrollohen edhe klube të tjera, ndërkaq TV21 filmoi njërën nga diskotekat e mbyllura dy natë më parë në Kumanovë.

Për këtë rast, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë e kanë marrë në pyetje 58-vjeçarin T.V., pronar i klubit të natës “Space”, i cili për vite të tëra ka kryer veprimtari të jetës së natës, kurse gjatë kontrollit është konstatuar se “ai ka vepruar jashtë të gjitha standardeve”.

Sipas Policisë, objekti në qendër të Kumanovës ka qenë në një bodrum dhe nuk ka pasur derë emergjente. Janë konstatuar edhe lëshime të tjera. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Tregut këto objekte janë mbyllur për një afat të pacaktuar deri në plotësimin e kushteve sipas ligjit. Nuk është raportuar për gjoba në para në asnjërin nga këto raste./TV21

Comments