Dy çanta me drogë u gjetën në një veturë në pikëpagesën Sopot

132
fresco

Zyrtarët policorë të BJB-së pranë MPB-së, në pikën e pagesës Sopot, afër Velesit, sot gjatë kontrollit të një makine të tipit Volkswagen Polo me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga V.A. nga Gjevgjelia dhe me pasagjer M.ZH. nga Kroacia, kanë gjetur dy çanta brenda të cilave kishte gjithsej 40 paketime me substancë bimore.

midle

Për rastin është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Veles dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Comments