Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

105

Dha afër gjysmë milioni euro për të blerë patundshmëri në Istog. Pa ditur gjë, 61-vjeçari u përfshi në një skemë mashtrimi, lojë kjo e luajtur nga Gipa, kamerierja 23-vjeçare, motra e saj, i dashuri i saj dhe partneri i motrës së saj.

E gjithë kjo histori, zanafillën e pati në njërën nga kafenetë e komunës së Istogut, raporton Kiks Kosova.

Në vitin 2022, A. H. ishte kthyer nga Gjermania për pushime në vendlindje.

Teksa po shijonte kafenë në njërën prej kafeneve të Istogut, e cila gjendej përballë stadiumit të qytetit, 61-vjeçari rastësisht nisi muhabetin me Florentina Dakajn, e cila aty punonte kameriere.

Njoftimi me të rritej, prandaj edhe vizitat në këtë lokal shpeshtoheshin.

Pas disa ditësh, Florentina, e cila gjatë asaj periudhe kishte 23 vjet, klientin e kafenesë e kishte njoftuar edhe me Berat Mehmetukajn, i njohur me nofkën “Gipa”, i cili ishte paraqitur si pronar i lokalit.

E kjo njohje si duket atij i doli “dardhë me bisht”.

Se për çka bëhet fjalë, ndiqeni më poshtë kronikën e Kiks Kosovës

Comments