Dy persona nga Maqedonia humbin jetën në aksident tragjik në Itali

Në Itali, dy qytetarë nga Maqedonia nga fshati Zhirovnica, Bajram Bajramoski, 53 vjeç dhe shoku i tij Fuat Etemovski, 65 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit, kur ata po ktheheshin në shtëpitë e tyre në zonën e Trevizos pas një dite pune të mundimshme. Aksidenti ka ndodhur afër Boscaltos di Loregjia, kur furgoni që ata po udhëtonin është përplasur drejtpërdrejt me një kamion.

Sipas informacioneve të para nga mediat italiane, në furgon ndodheshin tre persona, dy nga Maqeonia dhe një nga Bosnja. Pas aksidentit, mjeku i shërbimit të urgjencës ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve për shkak të plagëve të marra