“Dy plumbat që goditën murin u kthyen tek ai” – rrëfehet miku i Naser Gashit që vdiq në Prishtinë

Mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, u vra 62-vjeçari Naser Gashi.
Familjarët e tij kanë thënë se gjithçka ndodhi aksidentalisht, pasi cak i sulmit ishte dikush tjetër.

Për këtë ngjarje ka folur sot në Klan Kosova, edhe Lavdim Zylfiu, fqinj dhe mik i të ndjerit.
Ai e përshkruan Gashin si një familjar të mirë dhe njeri religjioz, duke shtuar se tragjedia mund të kishte ndodhur me këdo që rastësisht do të ndodhej në atë moment në vendin e gabuar.
“Pas iftarit, ai kishte dalë me shokë, kur papritur një person hyri brenda dhe ka gjujtur. Dy plumbat që goditën murin u kthyen dhe e goditën Naserin, fatkeqësisht me pasoja fatale”, tregoi ai./Periskopi/