Dy skuadrat e Premier Ligës kërkojnë sulmuesin e Atalantës

86

Premier Liga është vënë në ndjekje të sulmuesit italian Mateo Retegui, që luan me Atalanta në Serie A. Këtë sezon ai ka realizuar 14 gola në 25 ndeshje në total.

Sipas “La Repubblica”, ekipet e Arsenal dhe Aston Villa janë gati t’i ofrojnë 55 milionë euro ekipit bergamask për ta sjellë në Angli sulmuesin 25-vjecar. Lojtari, që erdhi këtë verë nga Genoa, ka një kontratë deri në vitin 2028 me Atalanta. Me paraqitjet e fundit vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm.

Gjithsesi, disa skuadra angleze janë në kërkim të një sulmuesi të fortë dhe duket se italo-agjentinasi është kandidati i duhur. Vështirë se ky transferim mund të mbyllet në janar.

Comments