E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta Jashari uron Epopenë e UÇK-së

77
fresco

Besarta Jashari, e mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, ka bërë një dedikim për nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

midle

Ajo shprehet se deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësine e Kosovës, sipas saj kishte filluar të zbehej.

“Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë… vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”… Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar. 27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar”.

Comments