E moshuara mashtrohet për 618.000 denarë nga një person që u prezantua si punonjës policie

68
fresco

Më 05.03.2025, në orën 11:50, një grua 75-vjeçare nga Shkupi raportoi se ishte mashtruar nga një person për një shumë prej 618.000 denarësh. Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar nëpërmjet telefonit, është prezantuar si punonjës policie dhe i ka thënë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku, në të cilin kishte goditur një fëmijë migrant dhe se, nëse ajo nuk dëshironte të shkonte në burg, duhej të paguante. Gruaja ka lënë paratë në vendin e rënë dakord, por pasi ka folur me vajzën e saj, ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Comments