Mbrëmë kanë qarkulluar disa video të një personi të moshuar i cili qëndronte duke rënkuar në korridorin e Klinikës Emergjente në Prishtinë.
Pamje të datës 16 janar pas orës 21:00 të mbrëmjes, ku shihet pacienti A.E. Njëri nga infermierët e Klinikës Emergjente shihet duke u kujdesur për të moshuarin.
Ai fillimisht e pyet diçka pastaj ia merr dokumentacionin dhe konsultohet me mjekët në repart.