‘‘E paqëndrueshme’’, ‘‘s’ka ofruar asnjë dëshmi’’: PZAP rrëzon ankesën e VV-së lidhur me votat e Bedri Hamzës

PZAP, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se ka rrëzuar edhe një tjetër ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

LVV-ja në ankesën e saj të dorëzuar në PZAPkishte pretenduar se në shumicën e vendvotimeve në Skenderaj, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza kishte marrë 94% e deri në 100% të votave.
Në vendim thuhet se pretendimet e VV-së janë të paqëndrueshme, dhe se kjo parti s’ka ofruar asnjë dëshmi me ankesë, me të cilën do të provohet fakti për manipulimin e votave në kutit e votimit. /GazetaExpress