E qëlluan sapo hipi në makinë, si ndodhi vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë

68

Klaudjo Prendi, 30 vjeç, u ekzekutua brenda automjetit të tij në zonën e Porcelanit në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së martës.

I riu është qëlluar 5 herë sapo ka dalë nga një lokal i njohur i zonës. Dyshohet se, në momentin që ka hipur në automjetin e tij, Mercedes G Class, i riu është qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake të policisë, atentatorët në mjetin tip “Audi” mund të kenë qenë 3, por dyshohet se ka qëlluar vetëm personi që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit. Arma e përdorur dyshohet të jetë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna në zonë.

28-vjeçari është dërguar me automjetin e tij në spitalin e Traumës. Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë dhe ta dërgojnë në spital, por pa mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Autorët janë kthyer tek kthesa e “Venus”, tek rrethi i Shkozës, dhe më pas janë drejtuar drejt Farkës ku kanë djegur automjetin. Klaudio Prendi ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Comments