E quajti “hajvan” Kurtin, merret vendimi ndaj komentatorit Lokaj

305
fresco

Komentatori Andin Lokaj është suspenduar për një muaj nga puna.

Siç raporton sot portali Indeksonline, platforma kabllore Artmotion ka vendosur për shqiptimin e masës disiplinore të suspendimit të Lokajt nga puna për një muaj.

midle

Suspendimi i Lokajt ndërlidhet me fjalët fyese të tij drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë komentit të ndeshjes së serisë A italiane Juventus-Inter të dielën.

Lokaj e quajti “hajvan” liderin e Lëvizjes Vetëvendosje në hyrjen e transmetimit të ndeshjes Juventus-Inter. Kurti, dy javë më parë i ofendoi me të njëjtin term – ‘hajvan’ – liderët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, shkruan Paparaci.

Komenti i së dielës i Lokajt e trazoi rrjetin dhe e hoqi atë nga kabina e komentimit të derbit në pushimin mes pjesëve, me platformën Artmotion që e zëvendësoi atë me një komentator tjetër.

Comments