E rëndë në Itali, shqiptari sulmon me thikë gruan dhe i hedh acid, ja arsyeja

Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë një çift shqiptarësh ndodhi dje në Itali, ku një burrë pas sherrit me gruan e sulmoi këtë të fundit me thikë dhe i hodhi acid.
Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” bën me dije se ngjarja ndodhi në një apartament të një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.

Mësohet se menjëherë pas veprimit të rëndë burri u arratis me makinë bashkë me dy fëmijët.
Ndërkohë, 37-vjeçarja nga Shqipëria, u dërgua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.
Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që ndërhyn në kohë, pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas, ndërsa i kanë ardhur në ndihmë për t’i pastruar lëkurën që ishte djegur nga acidi.
Megjithëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët.