E rrahu Rovena Stefën vite më parë! Këngëtarja thumbon Rozana Radin…

113
fresco
Këngëtarja Rovena Stefa vijon të rrëmbejë vëmendje më shumë se kurrë, që prej pjesëmarrjes së saj në BBVK.
Rovena sot ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozit dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte me ish konkurrenten e BBVK.
“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.
Me gjasë Rovi e ka marrë me sportivitet pasi ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.
midle
Lidhur me raportin e dyshes, gati 15 vjet më parë Rovena kishte folur edhe në emisionin ‘Zonë e Lirë’.
Ajo ishte pyetur nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo kishte vendosur në gjoks aso kohe.
“Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”.
Ndërsa Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një mesazhi i ishte përgjigjur Rovenës.
“Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, – është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit.
Comments