E sulmoi në hyrjen ku banonte: Një i ri nga Shkupi i dyshuar për veprime seksuale ndaj një vajze
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur një procedurë kundër një 21-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar se ka kryer vepra të tjera seksuale ndaj një vajze 19-vjeçare, vepër e kualifikuar sipas nenit 186, paragrafi 7 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Sipas informacioneve nga prokuroria, incidenti ka ndodhur më 14 janar. I dyshuari e kishte vërejtur vajzën në një qendër tregtare, ndërsa ajo po paguante në një nga arkët, dhe më pas kishte filluar ta ndiqte. Pasi vajza hyri në një ndërtesë pranë qendrës tregtare, ai e sulmoi në hyrje duke e prekur kundër vullnetit të saj. Viktima i kundërshtoi dhe filloi të bërtiste, gjë që e detyroi sulmuesin të hiqte dorë nga qëllimi dhe të largohej me vrap.
Disa ditë pas incidentit, policia e gjeti të dyshuarin dhe e privoi nga liria.
Prokuroria njofton se i ka paraqitur gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup një propozim për vendosjen e masave të kujdesit. Masat përfshijnë: marrjen e pasaportës dhe dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrimin që i dyshuari të paraqitet tek një zyrtar i caktuar i gjykatës dhe ndalimin për t’u afruar ose për të kontaktuar viktimën.
Gjykata i pranoi masat dhe nxori vendim për hyrjen e tyre në fuqi.