E thotë Xabi Alonso: Nuk është koha për të folur për të ardhmen time, jam i fokusuar në Leverkusenin

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka adresuar spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Real Madrid, duke këmbëngulur se fokusi i tij mbetet i vendosur në sezonin aktual.
“Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen time”, tha Alonso kur u pyet për thashethemet e Real Madridit”.

“Ne jemi në një fazë vendimtare të sezonit. Nuk dua të futem në spekulime. E kuptoj pse po flitet për këto gjëra, por ajo që ka më shumë rëndësi është se çfarë po bëj këtu dhe tani”, tha Alonso.
Bayer Leverkusen aktualisht po ndjek titullin e Bundesligës , duke qëndruar vetëm gjashtë pikë prapa liderëve të ligës, dhe Alonso është vlerësuar gjerësisht për punën e tij në transformimin e ekipit në pretendent serioz si brenda dhe në Evropë.
Xabi Alonso kaloi pesë vite të suksesshme në Real Madrid si lojtar midis viteve 2009 dhe 2014, duke fituar La Liga dhe UEFA Champions League me gjigantët spanjollë – dhe një rikthim në Madrid, këtë herë si trajner, mbetet një perspektivë joshëse për shumë tifozë.