E vërteta për ‘Lagjen e trimave’ do të dihet të premten

260
E vërteta për 'Lagjen e trimave' do të dihet të premten

Pas dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtur, në gjykimin e rastit “Lagja e Trimave” dëshmuan shtatë dëshmitarët e parë të palës mbrojtëse, kryesisht persona që kanë lidhje familjare ose pune me të akuzuarit, Besnik Ajdini, Musadik Pajaziti dhe Irfan Lutfiu.
Dëshmitarët treguan se kur i kanë takuar të akuzuarit për herë të  fundit dhe nëse kanë vërejtur diçka të pazakontë në  sjelljen e tyre. Avokati mbrojtës thotë se dëshmitarët qartë treguan se këta tre të akuzuar nuk kanë asnjë lidhje me  grupin.
“Këto dëshmi ishin shumë të qarta, si kristali. Se të akuzuarit në fjalë nuk kanë të bëjnë asgjë me akuzat, me rastin e Kumanovës dhe grupin. As nuk kanë qenë prezentë, as nuk kanë qenë të involvuar, asgjë. Kjo shihet qartë prej dëshmive të këtyre dëshmitarëve”,- deklaroi avokati, Naser Raufi.
Seanca e radhës do të mbahet të premten, ku rreth 50 dëshmitarë do të ftohen pët të dëshmuar. Në mesin e tyre do të ketë edhe politikanë.
Comments