Edhe pas 16 viteve rasti “Alfa” vazhdon të mbetet i pazbardhur, ndërsa Agim Islami vazhdon të qëndron në burg

59

16 vjet nga vrasja në parkingun e Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. Rasti “Alfa” për të cilin Agim Islami vazhdon të vuaj dënimin me burg dhe Rexhail Qerimi vdiq duke pritur drejtësi akoma mbetet i pazbardhur. Familja e Agim Islamit thonë se janë dëshpëruar nga premtimet e rrejshme për drejtësi.

“Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi e kishte pranuar se Agimi është i pafajshëm në burg. Të gjithë e dinë se Agim Islami është i pafajshëm në burg. Neve bëmë edhe ekspertizën e cila e vërtetoi si dëshmi kryesore për gjykatën se Agimi nuk gjendet në atë ngjarje dhe është i pafajshëm”, deklaroi Bekim Islami, Vëllai i Agim Islamit;.
Vështirësia me të cilën ballafaqohet familjar sa vjen e rëndohet. Islami thotë se presim që pretimet e tyre t’i mbajnë të paktën Izet Mexhiti dhe Arben Taravari.

“Pjesa më e rëndë është nëna e cila vuan shumë për Agimin. Jemi të dëshpëruar shumë. I kërkova Izet Mexhitit që ta diskuton këtë çështje me kryeministrin dhe të flitet për këtë rast. Me këto premtime që na ka dhënë Qeveria e tanishme, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari na është thënë se ka një marrëveshje që sipas tyre do të jetë të lirohen një pjesë e atyre që bënë sulmin në Kuvend. Ato e bënë pjesën e tyre, ndërsa çështja e Agimit mbeti vetëm premtim i rrejshëm”, tha Bekim Islami, Vëllai i Agim Islamit.

Për pafajësinë e Agim Islamit publikisht kishin folur shumë figura politike, ndërsa më të theksuara ishin deklaratat e ish zëvendëskryeministrit, Artan Grubi dhe ish ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Gjatë kohës sa mbrojtja kërkoi që ekspertiza të hedh dritë mbi enigmën penale të rastit “Alfa” me Byronë e Ekspertizës Ligjore kishte udhëhequr kuadër i BDI-së, Valdet Xhaferi njëherësh edhe ish ministër i Drejtësisë. Edhe kjo provë u bllokua nëpër labirintet e procedurave penale në gjykatë, duke i shuar kështu shpresat për drejtësi posaçërisht në momentin kur Gjykata Supreme vendosi t’i vërteton dënimin me burg më 14 shkur të këtij viti Almir Derplaninit gjithashtu i dënuar për këtë rast në procedurë të ndarë. Më 22 janar të vitit 2022, Rexhail Qerimi i cili gjithashtu ishte i dënuar për këtë rast ndërroi jetë në burgun e Idrizovës. Më 26 nëntor të vitit 2008 në parkingun e Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup ishte vrarë polici shqiptar nga njësiti Alfa, 38 vjeçari Afrim Arifi. Ishin plagosur edhe dy kolegë të tij maqedonas Sashe Petrovski dhe Edvard Aleksovski me të cilët në ato momente kishte qenë në detyrë. /Alsat.mk

Comments