Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot nga Haga, jam i prekur

71

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë një dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është prekur nga dhurata e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së.

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

Comments