‘Egërsohet’ Gacaferi – mohon deklaratën për Thaçin, like-t në komente të Facebook-ut e demantojnë keq

Kandidati për deputet nga VV-GUXO, Luan Gacaferi, ka reaguar sërish pas raportimeve se ai e quajti lajm të mirë sëmundjen e Thaçit.
Përmes një postimi tjetër në Facebook, ai e ka mohuar se deklaratën e tij, madje ka paralajmëruar edhe padi ndaj mediave që kanë raportuar.
Megjithatë, like-t nëpër komente të Facebook-ut, tregojnë se Luan Gacaferi njëmend mendon që është lajm i mirë sëmundja e Thaçit.
“Me shtetas gjerman nuk është mirë mi kru, sepse unë në asnjë rresht, apo edhe fjalë të vetme nuk kam thënë se i gëzohem sëmundjes së Thaqit, por kam thënë: “A ka sot naj lajm të mirë për Kosovën a jo” Sepse pas kësaj shpifje kam marr mesazhe kërcnuese e qe të gjitha i kam bërë screenschot dhe ja kam bashkangjitur shpifjes se portaleve në fjalë, si dëshmi! Këtu në Gjermani nuk janë prokurorët pa “kokurue” këtu funksion ma ndryshe dhe për këtë shpejt do binden!”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni like-t në komente, ku Gacaferi pajtohet se sëmundja e Thaçit është lajm i mirë.


