Ekstradimi i Izet Haxhisë dhe hapja e dosjes, reagon vajza e Azem Hajdarit: Unë kam shumë dëshira, por…

450

Pak kohë pas ekstradimit nga Turqia të Izet Haxhisë, ish- truprojës së Sali Berishës, i cili është dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit, reagon vajza e këtij të fundit, deputetja Rudina Hajdari.

Në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, ajo shprehet se ëndrra e babait të saj u ndërpre dhe është misioni i saj për ta vazhduar.

Ke ndonjë koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?

Rudina Hajdari: Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.

Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?

Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë.

Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.

Comments