Eleni Foureira publikon këngën e re, pjesëmarrës ‘ushtarë’ grek dhe turq [Video]
Eleni Foureira u krahasua me linjat trupore të këngëtares kolumbiane Shakira.
Këngëtarja shqiptare ka përfaqësuar shtetin qipriot në festivalin e sivjetmë evropian të muzikës të njohur si Eurovision.
Bukuroshja zuri vendin e dytë në këtë ngjarje madhore në saje të performancës së shkëlqyeshme me këngën “Fuego”.
Por, duket se nuk ka pushim për kaçurrelen tonë pasi që ka sjell këngën më të re të shoqëruar me video, ku shfaqen ushtarë turq dhe grek.
“Karamel”, titullohet kënga e re teksa për muzikën është përkujdesur Doron Medalie, Moshe Peretz, Avi Ochayon gjersa tekstin e kanë shkruar Sophia Papavassiliou dhe vetë Eleni.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares që do të publikon edhe projekte të tjera. /Telegrafi/