Emblema e UÇK-së mbi në WC të Ministrisë së Drejtësisë: Foto e përmbledh historinë e raportit të VV-së me UÇK-në

Video e publikuar nga gazetari Lirim Mehmeti, e cila tregon vendosjen e emblemës së UÇK-së në WC-në e kabinetit të Ministrisë Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nxitur reagime të ashpra në vend.
Një veprim i tillë është dënuar nga shoqatat e dala nga lufta dhe njohësit e rrethanave politike. Ata kanë bërë me dije video e publikuar tregon raportin e VV-së me UÇK-në. Ministria e Drejtësisë ka vlerësuar se vendosja e ëmblës së UÇK-së në atë vend të papërshtatshëm është fabrikim i qëllimshëm.
Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili e ka publikuar videon, e ka cilësuar si skandal veprimin.
“Emblema e UÇK-së e vendosur mbi shole/guacë në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë, në katin e kabinetit të ministres.. Në këtë video, ku siç po shihet, është e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e kabinetit, në ËC-në “923/A” është vendosur mbi shole/guacë emblema e UÇK-së. Ajo ka qëndruar së paku deri të premten e kaluar aty. Videoja është realizuar në nëntor. Përdhosja e simboleve kombëtare është e dënueshme me ligjin e Kosovës. Përdhosja e emblemës së UÇK-së është e dënueshme nga populli i Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Politologu Shkodran Ramadani ka vlerësuar se video në fjalë tregon historinë e raportit të Albin Kurtit dhe të VV-së me UÇK-në.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur edhe skandalet tjera të kësaj qeveri në raport me veteranët e UÇK-së.
“Kjo foto e bere ne Kabinetin e Albulena Haxhiut permbledh ne nje pamje krejt historine e raportit te Partise Vetevendosje me UÇK-ne. Ketu i sheh fyerjet e Albin Kurtit per udheheqesit e UÇK-se, ofendimet e veteraneve nga Hekuran Murati dhe gjitha perbuzjet e UÇK-se nga Qeveria e vetme anti-UÇK ne historine e Kosoves. Ketu e sheh bashkepunimin me Radojçiqin per te perjashtuar veteranet e UÇK-se nga paga minimale. Vlerat dhe simbolet e luftes per kete parti kane luajtur vetem rolin e nje instrumenti qe duhet te shfrytezohet per te manipuluar ndjenjat e njerezve me atdhetare dhe per te prekur zemrat e patrioteve me te devotshëm”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar kohen se kur ka nisur të aplikohet kjo logjikë.

“Kjo logjike eshte aplikuar sidomos deri ne vitin 2019, kur Kurti beri potezin e radhes, kur pas aleances me Vjosa Osmanin dhe Donika Gervallen, perfundimisht shqelmoi simbolet e UÇK-se dhe u be zedhenes i gazetes Bota Sot, aty ku urrejtja ndaj UÇK-se dominonte ballinen e gazetes cdo dite, per gati 3 dekada. Nuk eshte se urrejtjen per UÇK-ne e mesoi nga Vjosa Osmani, por se nga ai moment UÇK-ja nuk i hynte ne pune as si vegel. Rrjedhimisht, veglat e paperdorshme duhet hedhur. Por ne kete pamje shihet se nuk u mjaftoi vetem hedhja. Ne kete qeveri, perdhosja e vlerave te luftes ishte e pashmangshme”, ka shkruar ai, duke shtuar se më herët kurrë ska ndodhur një gjë të tillë.
“Nuk kam degjuar kurre me heret qe UÇK-ja te ofendohet kaq shume nga qytetare te Kosoves. Majtas e djathtas dhe sa here qe gazetaret i japin mundesi t’i thone disa fjale. Per ta kamufluar urrejtjen, Albin Kurti ka marre afer vetes disa njerez te lidhur me UÇK-ne dhe ndonjehere edhe e leshon ndonje deklarate pro UÇK-se sa per ta lare gojën”, ka vlerësuar ai.
Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar përgjegjësi për një veprim të tillë.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se ministrja Haxhiu duhet të jap dorëheqje.
“Këtë përdhosje të emblemës mund ta bëjë vetëm armiku dhe bashkëpunëtorët e tij. Të ndodh kjo në Ministrinë e Drejtësisë, e sidomos te kabineti i Ministres është shumë skandaloze. Ministrja e Drejtësisë, përveç reagimit e kërkimit që të hetohet dhe ndjeket kjo, duhet që të marrë masa të menjëhershme aty, e pse jo që ta ofroj edhe dorëheqjen kur nuk është e zonja për të bërë asgjë”, ka vlerësuar Klinaku.
Pas publikimit të videos, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.
Sipas ministrisë, video është një fabrikim.
“Videoja e publikuar së fundmi në rrjetet sociale është një fabrikim i qëllimshëm që synon të dëmtojë reputacionin e Ministrisë dhe të nxisë përçarje. Hapësira e paraqitur në video është e dedikuar për persona me aftësi të kufizuara, e cila prej kohësh përdoret vetëm për depozitimin e materialeve higjienike. Vendosja e emblemës së UÇK-së në atë vend është një akt i qëllimshëm nga persona keqdashës”, është thënë në reagimin e ministrisë.
Reagimin të saj, ministria ia ka bashkangjitur edhe një video, e cila tregon se më emblema nuk gjendet mbi ËC.
“Në video xhirimin e mëposhtëm, i cili është filmuar me datë 13/12/2024 në ora 20:25, në Ministrinë e Drejtësisë, në katin e nëntë, në hapësirat e tualetit “923/A” nuk gjendet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ministria e Drejtësisë dënon fuqishëm këto veprime keqdashëse dhe kërkon hetim nga organet kompetente për të identifikuar autorët dhe për të siguruar që ata të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ftojmë qytetarët dhe mediat që të mos bien pre e këtyre provokimeve. Emblema e UÇK-së mbetet një vlerë e shenjtë dhe e paprekshme për popullin tonë, dhe Ministria mbetet e përkushtuar për ta mbrojtur atë”, është thënë në reagimin e ministrisë.