Emisari special britanik po qëndron në Serbi
Zogjani komenton kandidimin e Edona Llalloshit si deputete nga VV: M’u kujtua kënga “Simpatia” me Memli Krasniqin
Emisari special britanik po qëndron në Serbi
Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq, është takuar sot me emisarin e posaçëm të Britanisë se Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe situatën në rajon dhe botë.
Vuçeviq ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe.
“Vuçeviq theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe punës në projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, të cilat, siç tha ai, përfaqësojnë të ardhmen dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit. Kryeministri theksoi se bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe se për këtë po punohet intensivisht. Vuçeviq shtoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është prioriteti kryesor i Serbisë. Bashkëbiseduesit vlerësuan se të dy vendet kanë potencial për të zhvilluar bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e tregtisë ndërkombëtare, teknologjisë, infrastrukturës dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në deklaratë, transmeton Kossev.
Siç raporton Kossev, Peach vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i mirë.