Energjia elektrike me fatura më të larta për 12% , TVSH-ja prej 18% mbetet në fuqi
Qytetarët muajin e ardhshëm do të paguajnë fatura më të larta për rrymën elektronike. Faturat do të jetë më të larta për 12,3 përqind në bazë të vendimit të Komisionit rregullator që hyri në fuqi nga ky muaj me TVSH prej 18%. Për aq kohë sa deputetët nuk e miratojnë uljen e TVSH-së prej 18 në 5%, qytetarëve do t’ju përllogaritet përqindja aktuale respektivisht 18%.
Derisa ligji të mos kalojë në Kuvend, derisa të mos votohet dhe nuk publikohet në Gazetën Zyrtare, do të vlejë zgjidhja aktuale ligjore, më saktë TVSH-ja prej 18%, për këtë vazhdimisht apelojmë të ketë kuptim dhe me diskutim sa më shpejtë të kalojë e tërë kjo në Kuvend – deklaroi Fatmir Besimi- ministër i financave.
Nga kompania EVN thonë se pa ndryshimin e ligjit, tatimi mbetet me të vjetrën.
Kompania patjetër ta respektojë atë që është rregulluar dhe paraparë me ligje – thonë nga EBN Maqedoni.
Nga Komisioni Rregullator fajin ia hedhin deputetëve.
KRRE para një viti pas analizave të bëra në sektorin energjetik apeloi deri te gjitha partitë të votojnë uljen e TVSH-së për energjinë elektrike për t’u mbrojtur shfrytëzuesit – njoftojnë nga KRRE.
Ndryshimet në ligjin për TVSH javën e kaluar kaluan në debat në komision. Tani pritet të vendoset në rend dite në seancë plenare, eventualisht më 17 ose 22 korrik. Premtimi i Qeverisë ishte se TVSH-ja do të ulet në korrik kur u shtrenjtua energjia elektrike, në mënyrë që qytetarët të mos marrin fatura më të shtrenjta.
Andrea Çobanova