Është shpërfytyruar pas goditjes me takë, PSG bën njoftimin për gjendjen e portierit Donaruma(FOTO)

94

Portieri i PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, pësoi një dëmtim horror në duelin ndaj Monakos.

Italiani u godit me shkelm në fytyrë nga futbollisti kundërshtar Vilfired Singo në minutën e 22-të dhe më pas ka fushën i gjakosur. Ai ka kryer 10 qepje në fytyrë.

WhatsApp Image 2024-12-18 at 22.22.12

PSG njoftoi se portieri është rikthyer në Paris së bashku me pjesën tjetër të grupit. Gjatë ditës Donaruma do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme për të vlerësuar shkallën e goditjes së marrë dhe mbi të gjitha nëse ka dëmtime në fytyrë.

WhatsApp Image 2024-12-18 at 22.22.12 (1)

“Ai do të duhet të qëndrojë joaktiv për disa ditë”, shton klubi francez në shënimin zyrtar. Portieri do të mungojë kundër Lens të dielën e ardhshme.

Comments