Eskalon deputeti i VV-së, e lidh opozitën me terroristët e Radoiçiqit në Kopaonik

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, raporton Periskopi.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka lidhur opozitën me terroristët e Radojçiqit në Kopaonik.
“Boshatisja e institucioneve nuk i konvenon askujt më shumë se terroristëve të Kopaonikut. A është e qëllimshme kjo kërkesë?. Opozitë, a jeni me koordinim apo pa koordinim?”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë

Kujtojmë se për herë të dytë ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi të shtyjë seancën pas 48-orësh.
Arsyen nuk e bëri të ditur, por vendimi u mor pasi i njëjti ftoi përfaqësuesit e partive politike në mungesë të kuorumit.
Në sallë, siç tha Dehari, ishin 100 deputetë. Seanca e rradhës është thirrur me 19 prill në ora 12:00./Periskopi