Euro 2020, rrethi i dytë nis sot me tri ndeshje, kjo është sfida kryesore

391

Tashmë ka përfunduar rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2020 dhe sot nis rrethi i dytë. Do të zhvillohen tri sfida mjaft interesante dhe natyrisht se ajo që sjellë më shumë emocione do të zhvillohet nga ora 21:00 ndërmjet Italisë dhe Zvicrës, përcjellë KosovaPress.

Nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja e Grupit B ndërmjet Finlandës dhe Rusisë, në stadiumin “Gazprom Arena”, në Saint Petersburg.

Ora 18:00 sjell përballjen e dytë nga Grupi A ku ndeshen Turqia me Uellsin në “Baku Olympic Stadium” në Baku.

Ballafaqimi kryesor është ai ndërmjet Italisë dhe Zvicrës, si dy skuadra favorite për ta kaluar fazën e grupeve. Këto dy kombëtare do të luajnë në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00.

 

Comments