Eurodeputeti bullgar shembull për deputetët shqiptar!

Eurodeputeti bullgar Kovaçev e trajton çeshtjen e të drejtave të njeriut si problem që kërkon zgjidhje në “državën Severna” dhe si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, ndërsa deputetët shqiptarë renegatë dhe “honxhobonxho”, nuk duan t’ia dinë se gjuha shqipe përdhoset me emrtim ofendues si 20%.
Turp dhe haram rrogat që marrin të gjithë deputetët shqiptarë si nga pozita ashtu dhe nga opozita, kur sheh se bullgarët nuk lëshojnë pa për çdo shkelje të pakicës bullgare e ngrejnë si problem ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa deputetët tanë qullashë nuk guxojnë ta fshinë nga faqja e dheut atë ndyrësirë që vet e kanë votuar në kushtetutë si 20% i përdhosjes së identitetit gjuhësor.

Le të marrin mësim nga deputeti bullgar deputetët shqiptar sesi mbrohet identiteti kombëtar në parlament por edhe në Bruksel, ku të ngrenë zërin e ndërgjegjes kombëtare për identitetin e mohuar kombëtar dhe mos të merren me sulme kundër njëri-tjetrit se ti ke vjedh më shumë se unë apo gjepura të tjera të pa rëndësishme para interesit kombëtar.
Shqiptarëve në parlamentin e “Severnës” u duhen deputetë si Kovaçev, shembull i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe jo langaraqë si këta që kemi parë në këto tri dekada të ekzistencës së “državës” e cila qëndron më këmbë falë paterica shqiptare ( partiçkave shqiptare) të cilët shohin vetëm interesat e tyre dhe jo ato kombëtare! Medai Shaholli