Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit

59

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Në njoftimin e lëshuar të shtunën nga kjo korporatë, thuhet se do të demantohet shpifjet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Duke marrë parasysh se kohët e fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë. Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë. Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci”, thuhej në njoftim.

Comments