Falen dhunuesit e 27 prillit!

121

Dje në Gjykatën Themelore Penale në Shkup përfundoi gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, ndërsa të akuzuarit Mile Janakieski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Vladimir Atanasovski u liruan nga ndjekja penale. Ata akuzoheshin për veprën “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues”, në lidhje me sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 – njofton gazeta Lajm

Kësisoj “ka përfunduar seanca kryesore, mund të shkoni, jeni të lirë”, u tha të akuzuarve gjyqtari Ilija Trpkov.

Ja kjo është drejtesia e kapur dhe e varur nga thonjtë e komitëve të qeverisë VMRO-VREDI!

Kjo është drejtësia e dy standardeve që për shqiptarët tregohet njerkë dhe për maqedonët bëhet nënë e dhimbsur.
Rasti i Agim Islamit mbetet i mbyllur dhe i përfunduar, duke e lënë në burg për një krim që nuk e ka bërë, ndërsa komitët e Mickos lirohen pa asnjë arsyetim.

A ishte ky ndryshimi që do të vinte me komitët dhe qullashët e VREDI-t?
Vredistët e qeverisë së koalicionit nuk kanë kohë të merren me të burgosurit shqiptarë pasi janë të zënë nëpër tubimet e VV në Kosovë, për t’i mbushur sallat Albinit si kthim kusurit për mbështetjen që ai i dha VREDI-t gjatë zgjedhjeve të 8 majit.

Ky qëndrim i heshtur i vredistëve në lidhje me faljen e terroristëve të 27 prillit, përbën patriotizmin fals dhe të pështirosur ndaj shqiptarëve, ku në emër të ndryshimit shqiptarët po defaktorizohen çdo ditë e më shumë si komb me dinjitet të përdhosur.

Disa javë më parë qullashët e VREDI-t u zotuan se në vend të balancuesit thanë se do bëjmë një ligj për të ri për përfaqësim adekuat të pjesëmarrjes në administratën publikë, ligj ky që nuk duket gjëkundi.

Thanë se jemi gati të krijojmë një ligj për veteranët e UÇK-së ashtu siç do ta kenë “branitellët”, por kjo është vetëm një sajesë sa për sy e faqe, ligj që nuk do ta shohë kurrë dritën e miratimit me komitët e Mickos!

A ishte ky ndryshimi që iu premtua votuesve shqiptarë?

Pse nuk ndodhën ndryshimet kushtetuese për të cilën vredistët alarmuan opinionin publik para zgjedhjeve se brenda 6 muajve të qeverisjes do të bëhen ndryshimet kushtetuese, përndryshe dalim nga koalicioni!
Dhe ja ku jemi 7 muaj më vonë, nuk ka asnjë nismë asnjë shpresë!

Sigurisht që jo. Ndryshimi nuk erdhi për shqiptarët, përkundrazi, me këtë amnesti shqiptarëve u bëhet me dije se ne komitët jemi shteti dhe pushteti, që dredhim zinxhirin e drejtësisë si të duam e kur të duam, ndërsa VREDI janë vasalët tanë vullnetarë brenda koalicionit qeveritar!

Medai Shaholli

Comments