Faruk Ajeti merr pjesë në pritjen e Vitit të Ri, organizuar nga familja mbretërore daneze
Ambasadori Faruk Ajeti ka përjetuar një moment të veçantë gjatë pjesëmarrjes në pritjen tradicionale të Vitit të Ri, organizuar nga lartëmadhëria e Tij, mbreti i Danimarkës Frederik X dhe lartëmadhëria e saj, mbretëresha Mary.
Ceremonia u mbajt në ambientet historike të kështjellës Christiansborg, ku mblidhen çdo vit shefat e misioneve diplomatike për të shënuar fillimin e vitit të ri, shkruan Indeksonline.
Në një postim në rrjetet sociale, Ajeti shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje të veçantë, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në një platformë kaq prestigjioze. Ai falënderoi mbretërinë daneze për mikpritjen dhe mundësinë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Konsullata e Kosovës në Kopenhagë kanë ndarë gjithashtu momente nga kjo ngjarje, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të diplomacisë në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.
Kjo pritje mbetet një prej ngjarjeve më të spikatura të kalendarit diplomatik në Danimarkë, duke ofruar një hapësirë të veçantë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet shteteve.
“Kënaqësi e veçantë të merrnim pjesë në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.