Fatmir Limaj kryeparlamentar, Glauk Konjufca kryetar i Prishtinës?

80
fresco

Negociatat “sekrete” midis kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ende nuk dihet zyrtarisht nëse kanë sjellë ndonjë marrëveshje konkrete për bashkëpunim sa i përket ndarjes së posteve për formimin e Qeverisë së re.

RTV21 posedon një fotografi të një deputeti të zgjedhur të LVV-së (emër i njohur për redaksinë) të cilit siç shihet edhe në foton e ilustruar, gjatë komunikimit me sms i pohohet atij se “Famir Limaj do të jetë kryetar i Kuvendit, ndërsa Glauk Konjufca kryetar i Prishtinës”.

Deri më tash nga Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemorkate zyrtarisht nuk e kanë pohuar e as mohuar për një marrëveshje të tillë. Por, sipas burimeve, përveç postit të kryeparlamentarit Limaj i ka kërkuar Kurtit edhe tri ministri.

Por, Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt e cila ishte në koalicion me AAK-në i ka lënë dyert e hapura për bashkëpunim edhe me partitë opozitare.

midle

Por, bashkëpunimi midis opozitës është mbet pezull për shkak se PDK-ja dhe LDK-ja janë të palëkundura në kërkesën e tyre për postin e kryeministrit.

RTV21 merr vesh nga burime brenda PDK-së, se kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi, i ka çuar vërejtje LDK-së se për shkak të qasjes “bllokuese” të LDK-së për postin e kryeministrit, Fatmir Limajn po e çojnë drejtë bashkëpunimit me LVV-në eventualisht shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nesër në orën 12:00 i ka ftuar partitë politike për takim konsultativ për seancën e 15 prillit për konstituimin e Kuvendit. Deri më tash nga LDK-ja dhe AAK-ja kanë konfirmuar për RTV21 se do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Ndërsa, PDK-ja nuk ka ende një vendim./RTV21

Comments