Fëmijë 10-vjeçar plagoset rëndë nga rënia e një dege druri në Shkup

96
fresco

Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë kryer inspektim në Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar u lëndua rëndë nga rënia e një dege pemës.

midle

Fëmija është i shtruar në spital dhe ende nën vëzhgim mjekësor. Prokurori publik ka dhënë urdhër për mbledhjen e dokumentacionit të plotë për të përcaktuar moshën e pemës dhe çdo kërkesë të mundshme për prerjen ose heqjen e saj. Po zhvillohen intervista me dëshmitarë për të hetuar mundësinë e përgjegjësisë penale për incidentin.

Comments