Fëmijët sirianë në gërmadha këmbanë alarmi për paqe në botë



Vogëlushi sirian Alan kurdi i cili u gjet i pajetë në breg të detit u bë simbol i tragjedisë së refugjatëve të cilët përpiqen të largohen për një jetë më të mirë. Alan me siguri preku edhe zemrat më të ngurta.
Omran Daqneesh një tjetër simbol i luftës i cili mes lotësh dhe gjakut me sytë e përhumbur e të pafajshëm kërkonte shpëtim. Vogëlushi u nxor nga shtëpia e cila u shndërrua në një gërmadhë nga bombardimet. A do të vdes zonjushë? Është kjo thirrja e një djaloshi 10 vjeçar i cili i shpëtoi sulmit me gaz. Ai duket i frikësuar ndërsa infermierja përpiqet ta mjekojë.
Ndërsa shpëtohen shumë fëmijë lotojnë sepse kanë humbur anëtarë të familjes duke dëshmuar edhe një herë mizoritë që po përjetojnë. Zëri dhe lotët e tyre duhet të jenë një këmbanë alarmi për të gjithë ata që kanë fuqi në dorë për t’i dhënë një tjetër rrjedhë historisë siriane