‘Fenomeni është më i mirë se Cristiano Ronaldo’, vjen deklarata e bujshme

381
fresco

Ish-trajneri i Interit, Gigi Simoni beson se Ronaldo ka qenë më shumë i kompletuar se Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Sulmuesi legjendar brazilian i ka shënuar 34 gola në 47 paraqitje me Interin nën menaxhimin e Simonit, dhe trajneri ka thënë se ai është më i mirë se portugezi.

midle

LEXO EDHE:
Wanda Nara rrezikon 4 muaj burg, arsyeja ish-bashkëshorti shok me Icardin
“Ronaldo im ka qenë më i kompletuar, më i paparashikueshëm”, ka thënë Simoni.

“Ata janë dy lojtarë të ndryshe. Cristiano është një lojtar i mirë, mirëpo Fenomeni ka qenë diçka tjetër”.

Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës për 112 milionë euro. Gjatë kohës së tij në Real Madrid, ai kishte arritur t’i shënojë 450 gola në 438 ndeshje.

Comments