Festa e Shqiptarisë, Struga e Presheva organizime për 28 Nëntor

56

28 Nëntori është data që përbashkon të gjithë shqiptarët në trojet shqipfolëse dhe anembanë botës.

Në të gjitha qytetet ku flitet shqip, sot është festë dhe kjo është shfaqur edhe në qytetin e Strugës. Më mijëra qytetarë, të organizuar kanë shpalosur flamurin shqiptar.

Një tjetër ngjarje emocionuese ndodhi këtë 28 Nëntor në Trojet shqiptare, në Preshevë, ku vetë kryetarja e komunës vendosi flamurin shqiptar të valëvitej në godinën dykatëshe, duke sfiduar edhe autoritetet serbe, të cilat rritën presionin dhe gjobitën komunën.

Edhe Prishtina festoi këtë datë të shënuar për kombin shqiptar, ku rrugët e kryeqytetit u mbushën me simbolet kombëtare, me njerëz që e tregonin në fytyra emocionin dhe kënaqësinë e kësaj dite.

Comments