
FIFA u shqiptoi gjoba dy lojtarëve me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me nga 10 mijë franga, ndërsa Stephan Lichtstenerin me pesë mijë frang për festimet e tyre me shqiponjë transmeton Faktiditor.ch.
Megjithatë, pa dënime me të holla nuk mbeten as serbët, të cilët e pësuan edhe më keq.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, dhe trajneri i Serbisë Mladen Krstajic u gjobitën me nga 5 mijë franga të dy.

Këto dënimet për dyshen e serbëve erdhën pas komenteve të tyre pas humbjes 2-1 të së premtes nga Zvicra.
Kokeza dha një intervistë në mediumi britanik BBC, në të cilën ai akuzoi FIFA-n, trupin udhëheqës botëror të futbollit, për paragjykime dhe anshmëri kundër vendit të tij.
Edhe Federata e Futbollit të Serbisë gjithashtu u gjobit me plot 54 mijë frang për sjelljen e tifozëve të tyre gjatë lojës – shfaqjen e banderolave diskriminuese dhe hedhjen e gjësendeve në fushë.