Fituesi i lotarisë në Angli nuk ka shkuar ende t’i tërheq 100 milionë eurot

92

Personi që fitoi një çmim prej 83 milionë paund (rreth 100 milionë euro) në lotarinë “Euro-Millions” në Britaninë e Madhe ende nuk është paraqitur për të marrë çmimin, njoftoi kompania Olwin, e cila organizon shorteun.

Kompania njoftoi se një person i panjohur ka tërhequr kombinimin fitues të numrave 2, 11, 19, 30 dhe 49, me numrat shtesë 3 dhe 8, të premten, por se askush nuk është paraqitur për të marrë çmimin për gjashtë ditë.

“Nuk mund të besoj se ka dikush që ka fituar një çmim dhe nuk ka dalë ende. Ka 83 milionë arsye për të raportuar një fitore. Ftojmë të gjithë ata që morën pjesë në short të kontrollojnë biletat e tyre”, tha Andy Carter, konsulent në Olwin.

Olwin kujton se vitin e kaluar plot katër persona fituan çmimin kryesor në lotari dhe se çmimi më i madh i paguar ndonjëherë ishte shuma prej 195 milionë paund (rreth 233 milionë euro) në korrik 2022./abcnews.al

Comments