Fjalët përfundimtare për ankesën e Cvetkovskit kundër LSDM-së dhe Zaevit anulohen për të premten

283

Fjalët përfundimtare për ankesën e Cvetkovskit kundër LSDM-së dhe Zaevit anulohen për të premten

Mbrojtja e të paditurve sipas padisë private të Viktor Cvetkovskit për inçizim të paautorizuar dhe publikim të audio materialeve, ku të paditurit janë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, personi juridik LSDM, Damjan Mançeski dhe kryetari i organizatës komunale të LSDM-së, Martin Kostovski, sot e kanë tërhequr propozimin për dëgjim të të akuzuarit të tretë Martin Kostovski në seancë gjyqësore në gjykatën e Kumanovës.

Në vend të avokatit të mbrojtjes Mirosllav Vujiq për shkak të pranisë në seancë publike në Gjykatën e Apelit në Manastir, avokati me autorizim, Oliver Ristovski kërkoi që fjalët përfundimtare të parashtohen në seancën e ardhshme.

Ndryshe, siç u thksua në kumtesë, të ftuarit Zaev, Mançeski dhe Kostovski nuk u paraqitën në gjykatën kumanovare.

Cevtkovski, i cili është sekretar i përgjithshëm i GROm-it dhe ish funksionar i LSDM-së, i padit Zaevin, Kostovskin dhe personin juridik LSDM për publikimin e bisedave mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska të zhvilluara në vitin 2013 mes dy rretheve të zgjedhjeve lokale.
Comments